Reduktohen qeset plastike, Prodhuesit: Përdorimi ka rënë me 70% në 3 muaj

3 muaj nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike të pariciklueshme edhe në Shqipëri, ndihen efektet pozitive të zbatimit të tij si tek bizneset, ashtu edhe tek qytetarët dhe në mjedis.
Faktet tregojnë se numri i përdorimit të qeseve plastike ka rënë ndjeshëm dhe se tanimë qeset e reja prodhohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, që garantojnë shëndetin e qytetarëve dhe një mjedis më të pastër.
Prodhuesit e mëdhenj të produkteve plastike tregojnë sesi numri i përdorimit të qeseve plastike ka rënë me 70%.
Për ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi, ky fakt dëshmon sesi qytetarët e kanë përqafuar këtë nismë të re ligjore, ministri premton se aksioni për të eliminuar qeset e fundit plastike, nën 35 mikron do të vijojë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.