Referendumi në Maqedoni : Pjesëmarrja e votuesve deri më tani arrin në 29 %
Vijon referendumi në Maqedoni për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Do vazhdohet të votohet deri në orën 19:00 të ditës së sotme dhe më pas pritet të shpallen rezultatet. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ),deri më orën 17:00 kanë marrë pjesë në votime 29% e trupit të përgjithshëm votues. Procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë me përjashtim të disa incidenteve të vogla.
Në mënyrë që referendumi të jetë i suksesshëm, duhet të marrin pjesë 50 për qind e votuesve dhe shumica e tyre të votojë në favor të ndryshimit të emrit.
(vijon)..
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.