Referendumi në Turqi për rritjen e pushtetit të Erdogan, fitojnë ndryshimet kushtetuese me 51,4%
Referendumi popullor në Turqi i dha të drejtën presidentit Rexhep Taip Erdogan për të patur më shumë fuqi në qeverisjen e vendit. Fitorja ishte e ngushtë, me 51,41% të votave dhe u prit në vend me festa dhe protesta.
Numri i qytetarëve që votuan ishte i lartë dhe mendohet të jenë 85% e votuesve. Gjithsesi, tre nga qytetet më të mëdha të Turqisë:Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri votuan “jo” për ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri i vendit Mehmet Simsek thotë se pas rezultatit nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Votimi për zgjedhjet parlamentare do të bëhet sipas afateve të përcaktura në vitin 2019.
Ndërkohë, një deklaratë e Komisionit Europian e mbrëmjes së vonë të së dielës thotë se mbahen shënimin rezultatet e referendumit në Turqi me amendimet në Kushtetutë. KE i bën apel qeverisë turke të kërkojë konsensusin më të gjerë popullor në zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.
Këto ndryshime dhe sidomos zbatimi i tyre në praktikë do të adresohen në sitën e detyrimeve të Turqisë si një vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si anëtar i Këshillit të Europës.
Sa i përket parregullsive në votime, KE shprehet se do të presë raportin e OSBE-ODIHR-it.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.