Funksionimi Urgjencës, Rama: Në tre prill “aktive” në të gjithë vendin

Përurohet qendra e Komandës dhe Kontrollit të Urgjencës në Tiranë. Kreu i qeverisë, Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet ka ritheksuar edhe një herë afatin e funksionimit të urgjencës në të gjithë vendin, datën tre prill.
Rama u ndal edhe në buxhetin e shëndetësisë, si dhe në investimet që do të vazhdojnë të bëhen në këtë sektor. Sipas Ramës buxheti aktual i shëndetësisë është më i larti ndër vite dhe është sa 3 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.
Fillimi i funksionimit të Urgjencës Kombëtare do të hapë edhe një etapë të re sa i përket regjistrave online për pacientët, por edhe për ngjarjet. Në këtë mënyrë do të ketë një arkivë si për pacientin ashtu edhe për ngjarjet që do të shërbejë jo vetëm në bërjen e transparencës për atë se çfarë ndodh, në një rast urgjence.
Entela Barjamaj/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.