Reforma ekonomike në Kinë – Drejt hapjes së tregjeve me jashtë, në fokus sektori financiar
Kina është angazhuar që të përmirësojë klimën e investimeve dhe atë të tregjeve, duke përshpejtuar procesin e hapjes së mëtejshme me botën e jashtme.
Reforma ekonomike në Kinë përfshin edhe përshkallëzimin e përpjekjeve për të ndërtuar në ekonomi të hapur.
Ky angazhim është bërë së fundmi edhe në këshillin financiar. Ekspertë të ndryshëm, vendas dhe të huaj kanë reaguar me eufori ndaj këtij lajmi, duke deklaruar se, diçka e tillë do të rrisë ndjeshëm praninë e investitorëve të huaj në vend.
Ndër të tjera, ekspertët bëjnë thirrje për një proces normalizimi të qetë të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, dhe gjetjes së një modeli të rritjes së qëndrueshme të orientuar drejt shërbimeve.
Një ndër industritë që do të jetë në fokus të reformës, e për të cilën Pekini zyrtar ka premtuar se, do ta hapë më tej drejt kapitalit të huaj, është sektori financiar.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.