Reforma në drejtësi, delegacioni i BE: Autoritetet t’i përmbahen angazhimit për zbatimin e saj

Zbatimi i reformës në drejtësi ka qenë sërish në vëmendjen e ndërkombëtarëve, konkretisht delegacionit të BE në Tiranë dhe të Ambasadave të Shteteve Anëtare të BE-së.
Delegacioni i BE dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare kanë dalë me një deklaratë zyrtare, një ditë pas reagimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
“Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që t’i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamentin shqiptar rreth një vit më parë. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duhet të fillojë. BE-ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë përparësive kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të rivlerësimit janë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE.
Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që…
Posted by European Union in Albania on Tuesday, June 13, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.