Reforma tatimore në SHBA – Republikanët bëjnë hap përpara, Fed paralajmëron për recesion

Republikanët në Kongres kanë bërë përpara me ndryshimin e kodit tatimor në SHBA, ndërkohë që zyrtarët e Rezervës Federale paralajmëruan se plani tatimor i Donald Trump mund të sjellë rritjen e inflacionit dhe një nivel të paqëndrueshëm të borxhit federal.
Dhoma e Ulët në Kongres e kontrolluar nga Republikanët, miratoi me një votim 219 pro 206 kundër, një projekt të shpenzimeve fiskale për 2018-ën. Projekti përmban një mjet ligjor që do të lejonte republikanët të kalojnë paketën e taksave nëpërmjet një votimi në Senat, ku ata mbajnë 52 nga 100 vende, gjë që i lejon të kalojnë demokratët.
Në mënyrë të veçantë, Komisioni i Buxhetit miratoi rezolutën e vet për buxhetin dhe e dërgoi në Senat për votim, që pritet në 16 Tetor. Trump dhe republikanët kryesorë në Kongres, synojnë të mundësojnë një paketë të uljes së taksave për korporatat, bizneset e vogla dhe individët deri në Janar, duke premtuar se normat më të ulëta të taksave do të nxisin ekonominë e Shteteve të Bashkuara, vendet e punës dhe pagat.
Bursat amerikane arritën nivele rekord ditën e Enjte, ndërkohë që investitorët pëlqyen idenë e reformimit tatimor deri në tremujorin e parë të vitit që vjen. Megjithatë, zyrtarët e Rezervës Federale e panë me skepticizëm skenarin e republikanëve, duke thënë se uljet e propozuara të taksave mund të sjellin një rritje në afatshkurtër të rritjes, por duke rritur në nivele tejet të larta inflacionin dhe borxhin qeveritar.
Zyrtarët e Rezervës Federale thanë se nëse reforma nuk ka për objektiv rritjen e produktivitetit, atëherë uljet e taksave do të nxisnin një rritje të paqëndrueshme që do të injorohej nga flluskat në çmimet e aktiveve, inflacioni dhe me shumë mundësi një recesion.
Zyrtarët e Rezervë Federale zakonisht përmbahen nga komentet mbi politikat fiskale. Megjithatë, administrata e Trump po propozon një ulje në taksat mbi të ardhurat dhe për korporatat, që arrin vlerën e rreth 6 trilionë dollarëve.
Klevis Llahaj/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.