Reforma zgjedhore, Basha: Nisim konsultimet, është urgjencë absolute
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se reforma zgjedhore është një urgjencë absolute dhe se forca e tij politike do të nis konsultimet me grupet e interesit. Sipas Bashës një nga pikat kyçe të reformës zgjedhore mbetet votimi dhe numëri elektronik i cili do të garantonte edhe votën e emigrantëve.
“Reforma zgjedhore është urgjencë absolute. Duke filluar nga kjo javë do të nisim konsultimet politike duke i shtrirë ato pastaj edhe me qytetarët, intelektualët dhe me grupet e interesit. Brenda javës do të nis konsultimet me aleatët opozitarë të PD si dhe do të eksplorojmë qëndrimet e përbashkëta me çdo forcë tjetër politike që është në opozitë me qeverinë e ardhur në aleancë me krimin dhe që sot i bën temena krimit dhe godet qytetarët”.
Një ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri publike propozimet e selisë blu për rishikimin e kodit zgjedhor. Basha renditi tre kushte mes të cilëve më kryesori ai për votimin dhe numërimin elektronik.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.