Reforma zgjedhore – Të enjten “drita jeshile” për ngritjen e komisionit
Ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore pritet që të miratohet të enjten në Parlament. Ky është vendimi i marrë nga pozita gjatë një takimi të zhvilluar që në orët e para të mëngjesit.
Në këtë mënyrë shumica qeverisëse i hap dritën jeshile kërkesë së opozitës për ngritjen e një komisioni për reformën zgjedhore. Reformë kjo që mendohet se do ti jap fund të gjitha parregullsive që shoqërojnë proceset zgjedhore në vend.
Ministrat dhe anëtarët e kryesisë së grupit parlamentar të shumicës do të zhvillojnë një takim të përjavshëm për koordinimin parlamentar.
Këtë të hënë në takim kanë qenë të pranishëm ministrat e kabinetit qeveritar, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Ky format takimi i cili drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla do të jetë i përjavshëm dhe në takim do të koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.