Reformë pagash në Administratë – Mesi: Pagat të rriten sipas performancës, ristrukturojmë institucionet
Reforma e pagave të nëpunësve, ristrukturimi i institucioneve, deri edhe implementimi i testimit elektronik për rekrutimet e reja do të jenë prioritet të administratës publike për vitin e ardhshëm.
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka raportuar të mërkurën në nënkomisionin Parlamentar për Administratën Publike, ku paraqiti ecurinë e deritanishme të reformave dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.
Kreu i nënkomisionit Alket Hyseni tha se reformimi i administratës është thelbësor për çdo aspekt të zhvillimit të shtetit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.