Reformimi i inspektoriateve – Mesi: Jo direkt te ndëshkimi, bashkëpunim me sipërmarrjen
Inspektoratet Shtetërore nuk duhet ta ndëshkojnë sipërmarrjen, por të bashkëpunojë duke e formalizuar atë.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, në takimin e zhvilluar me kryeinspektorët e të gjitha Inspektorateve shtetërore në kuadër të reformimin dhe ristrukturimin ligjor të tyre. Mesi nënvizoi se këto institucione duhet t’i garantojnë qytetarëve një jetë sa më cilësore.
Prezantimi i hapave konkret për ristrukturimin ligjor të këtyre inspektoriateve vijoj më pas pa praninë e medias. Ky është takimi i dytë i zhvilluar për reformimin e këtyre institucioneve, pas atij me kryeministrin Rama.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.