Regjisorja 13-vjeçare Rei Korkuti prezanton filmin “Sailed Away”
Rei Korkuti realizon për herë të parë filmin me metrazh të mesëm “Sailed Away”.
Rei është një vajzë 13 vjeçare, e cila e shpreh veten përmes artit, muzikës, pikturës dhe kinematografisë. Në këtë film Rei është angazhuar si, skenariste, regjisore dhe producente ekzekutive.
Në këtë film ne ndjekim aventurat e një grupi fëmijësh, të cilët mundohen të mbijetojnë në mes të detit.
Ne shohim se si ata bashkojnë forcat për te arritur qëllimin e tyre te përbashkët, rikthimin në shtëpi. Ata ballafaqohen me diçka krejt ndryshe në krahasim me jetën e tyre përditshme.
Fëmijët e sotëm perceptohen si të paaftë për të kryer edhe punët më te thjeshta, por këta fëmijë e mposhtin këtë stereotip. Atyre iu jepet shansi për të treguar vërtet limitet e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.