Regjistrimi i emigrantëve shqiptarë – Fond i posaçëm buxhetor, 35 milionë lekë çdo vit

Nga 1 janari i vitit 2018 ambasadat tona do të bëjnë regjistrimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.
Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme miratoi një fond të përvitshëm prej 35 milionë lekësh i cili do të përdoret për këtë program që parashikohet të shtrihet deri në vitin 2020.
“Ndryshim tjetër është buxheti shtesë për regjistrimin e shtetasve jashtë shtetit. Duke pasur këtë fond ne mund të çojmë menjëherë për miratim vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili është gati, i hartuar nga grupi i punës dhe mund të fillojmë në vitin 2018 me procesin e regjistrimit. Ky proces është shumë i rëndësishëm”.
Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme miratoi me votat e mazhorancës draftbuxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2018.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.