Regjistrimi i pronave, procedura si të shikoni nëse kërkesa juaj ka shkuar ose jo në Hipotekë
Të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por nuk janë të sigurt për statusin e aplikimit, mund të ndjekin procedurën e publikuar së fundmi në portalin E-Albania.
Konkretisht në shërbimin “Gjurmimi i çështjeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” u mundëson qytetarëve të kontrollojnë on- line statusin e aplikimit që kanë dërguar drejt ZRPP.
“Pasi dërgon aplikimin për një shërbim të caktuar drejt ZRPP, qytetari merr në përgjigje një numër reference aplikimi i cili identifikon kërkesën e tij drejtuar institucionit. Nëpërmjet këtij numri, qytetari mund të gjurmojë se në cilin hap procesimi ndodhet kërkesa e tij në ZRPP”
Dokumentacioni i nevojshëm
– Dokument identifikimi i përdoruesit – kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania). Ndërsa hapat e procedurës janë:
– Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin ” Gjurmimi i çështjeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Në formën që hapet vendosni numrin referencë të aplikimit dhe shtypni butonin “Gjurmo…” për të parë detajet e aplikimit.
Shërbimi merret përmes numrit të referencës që gjenerohet për çdo aplikim dhe i cili identifikon kërkesën drejtuar institucionit.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.