Reklamat e basteve, Rama: Portalet që i kanë ende, ti heqin vet ose mbyllen
Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në twitter i bën thirrje mediave të heqin reklamat e basteve dhe kazinove, bë të kundërt do të punohet për mbylljen e tyre.
“Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”.
Ndryshimet në ligj/Deri më 31 dhjetor 2018, do të mbyllen jo vetëm kazinotë por edhe bastet sportive
Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t'i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj😉
— Edi Rama (@ediramaal) October 10, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.