Rekord gjobash parkimi nga Policia Bashkiake – Mesatarisht 10,800 masa të vendosura në muaj
Numri i kufizuar i vendeve të parkimit dhe përfshirja e një pjese të madhe të rrugëve në parkim publik me pagesë ka bërë që shumë drejtues mjetesh të hasin vështirësi në parkim, duke zgjedhur shpesh të thyejnë rregullat.
Për periudhën Shkurt-Dhjetor 2017, që kur Policia Bashkiake ka nisur në hedhë gjobat për parkimet në sistemin online e-gjoba, në kryeqytet janë regjistruar mbi 118 mijë gjoba të maturuara.
Aktualisht, këto masa administrative nuk janë të organizuara sipas adresës ku janë vendosur, por vetëm sipas muajve, ku rezulton një mesatare prej rreth 10,800 gjobash në muaj.
Me shtimin e rrugëve që ofrojnë parkim me pagesë, duket se janë shtuar edhe gjobat për parkim, duke u gati trefishuar nga 5917 në muajin Shkurt, në 15,480 në muajin Dhjetor.
Tarifa për vendparkim në rrugë nis nga 20 lekë/ora për Zonën C që përfshin periferitë dhe ngrihet në 40 lekë/ora për zonën B dhe 100 lekë/ora për zonën A që përfshin qendrën e qytetit dhe ish-bllokun.
Pavarësisht numrit të lartë të ndëshkimeve, kjo nuk ka reflektuar në rritjen e kërkesave për kontrata për parkim të rezervuar.
Në total janë vetëm 412 kontrata të aprovuara, kryesisht nga bizneset private. Për zonën A të Tiranës, ku vlera e abonimit varion nga 198 mijë deri në 438 mijë lekë, është edhe kërkesa më e madhe për parkim të rezervuar, me 373 kontrata.
Angelo Haruni/SCAN
Sheshet e parkimit, mbi gjysmë milioni bileta të shitura në Tiranë – Për festa 41 mijë automjete në Sheshin “Skënderbej”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.