Rekord i ri azilkërkuesish nga Shqipëria – Rriten me 52% në shtator, kërkesat në BE arrijnë në 2130 në një muaj
Shifrat e muajit gusht “flisnin” për një rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Bashkimin Europian, si dhe një rikthim në nivelet e para pandemisë. Por, ndërkohë shifrat e përditësuara nga zyra europiane e mbështetjes së azilkërkuese (EASO) për muajin shtator, tregojnë një rritje të mëtejshme të shifrave.
Gjatë shtatorit, numri i azilkërkuese me kombësi shqiptare në një prej vendeve të Bashkimit Europian është rritur me 52% krahasuar me muajin paraardhës, duke prekur një total prej 2130 individësh, nga të cilët 1804 kanë qenë kërkesa për herë të parë. Në shtator kjo shifër fiksohej në një total prej 1432, nga të cilët 1198 ishin kërkesa për herë të parë. Shifra e shtatorit të këtij viti është shumë pranë niveleve rekord të larta të tetorit të vitit 2019.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU-SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.