“Rekrutoni punonjës të kualifikuar në Gjermani ose në institucionet gjermane” – Një mundësi e mirë përmes “Panairit Virtual të Punës – Trained in Germany”

DIHA në bashkëpunim me Alumniportal Deutschland do të organizojnë më datë 28 shtator 2017 “Panairin Virtual të Punës – Trained in Germany”.
Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ( AIDA), ku ndër të tjera thuhet se ky panair ofron një mundësi unike për kompanitë, me qëllim rekrutimin e profesionistëve të mirë dhe shumë të motivuar, me një përvojë arsimore gjermane.
“Një ndër përfitimet e panaireve online është që nuk iu adresohet “vetëm” studentëve ose të diplomuarve, por edhe profesionistëve, të cilët shpesh nuk arrijnë të jenë prezentë në evente. Përveç kësaj, panairi virtual ka për kompaninë më pak shpenzime, punë dhe kohë. Nëse jeni të interesuar për specialistë të trajnuar apo të arsimuar mirë në Gjermani, ky panair duhet të jetë me interes të veçantë për ju dhe kompaninë tuaj”, thuhet në njoftimin e AIDA-s.
Për më shumë informacion mbi panairi virtual të punës klikoni këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.