Rendi i ditës/Kuvendi në seancë plenare – Studentët në protestë para selisë
Studentët kanë paralajmëruar protesta para Kuvendit ditën e sotme, në orën 10:00. Nga ana tjetër kë këtë orë mbahet edhe seancat plenare e kësaj të enjte.
Ne rendin e ditës të kuvendit nuk është parashikuar asnjë diskutim në lidhje me kërkesat e studentëve.
Rendi i ditës parashikon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datave 22.11.2018 dhe 3.12.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores):
1. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, të ndryshuar (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
2. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9355 datë 10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore” – nismë deputeti – (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
3. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
4. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” të ndryshuar (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
6. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
7. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” (Vazhdon shqyrtimi në komisionin përgjegjës) (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
8. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2018 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar – nismë deputeti (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
9. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë” (pdf) (neni 111 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
10. Të mbartura për votim:
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.