Rendimenti 10-vjeçar i thesarit arrin pikën më të lartë që nga korriku 2019!

Rendimenti 10-vjeçar i thesarit arriti në 2.08% të hënën në mëngjes, pikën më të lartë që nga korriku 2019, me investitorët të fokusuar në luftën Rusi-Ukrainë dhe vendimin e Rezervës Federale për normat e interesit.
Yield-i i kartëmonedhës bazë 10-vjeçare të thesarit u hodh me 7 pikë bazë në 2.0815%. Yield-i i obligacionit 30-vjeçar të thesarit u rrit me 8 pikë bazë në 2.4467%. Yield-et lëvizin anasjelltas me çmimet dhe 1 pikë bazë është e barabartë me 0.01%.
Luftimet u intensifikuan rreth kryeqytetit ukrainas të Kievit gjatë fundjavës, ndërsa forcat ruse bombarduan qytete në të gjithë vendin, duke vrarë qytetarë që nuk mund të shpëtonin. Rusia dhe Ukraina janë vendosur të rifillojnë bisedimet e paqes të hënën në mëngjes, në një përpjekje për të vendosur një armëpushim solid.
Përveç luftës në Ukrainë, investitorët do të shikojnë përpara edhe rezultatin e takimit dy-ditor të politikës së Rezervës Federale, i cili fillon të martën. Fed pritet të njoftojë të mërkurën se do të rrisë normën e synuar të fondeve me një çerek pikë përqindjeje nga zero.
Bob Parker, anëtar i komitetit të investimeve në Quilvest Wealth Management, tha të hënën se bankierët qendrorë në mbarë botën duhet të “frenojnë pritjet inflacioniste”. “Unë mendoj se bankierët qendrorë në afat të shkurtër – dhe afatshkurtër, le të kalojmë nga tani deri në fund të tremujorit të tretë – nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shtrëngojnë politikën monetare,” tha Parker.
“Tani duke thënë këtë, është një problem i madh sepse ekonomia globale ka filluar të ngadalësohet,” tha ai, duke shtuar se do të habitej nëse Fed do të ulte parashikimin e rritjes ekonomike për SHBA-në në 2%. Nuk ka asnjë publikim të madh të të dhënave ekonomike që pritet të dalin të hënën. Ankandet janë planifikuar të mbahen të hënën për 60 miliardë dollarë të kartëmonedhave 13-javore dhe 51 miliardë dollarë të kartëmonedhave 26-javore. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.