Renditja – 10 destinacionet më të lira të pushimeve në Europë

Europa Lindore ofron disa nga destinacionet më të lira për pushime në kontinent, sipas barometrit të 10-të vjetor të kostove të qytetit nga “Post Office Travel Maney, të cilat janë njëkohësisht mahnitëse.
Duke përdorur vlerësimet e çmimeve nga Zyrat Turistike Kombëtare dhe Rajonale dhe shpenzimet mesatare të akomodimit nga Hotels.com, Barometri 2018 i Kostove të Qytetit mori në shqyrtim koston totale të një udhëtimi në fundjavë në 36 qytete në Evropë për të përcaktuar ato që ofrojnë çmimin më të favorshëm.
Së bashku me koston mesatare të dy netëve të akomodimit për dy të rritur në një hotel me tre yje, për të nxjerrë koston totale, studimi evidentoi çmimin mesatar të artikujve tipikë turistikë, duke përfshirë: një vakt për dy vetë dhe një shishe verë, një filxhan kafe, një Coca-Cola, një birrë dhe një gotë verë, një autobus kthimi ose tren për transferimin nga aeroporti në qytet, një kartë 48-orëshe për udhëtimin në qytet, një vizitë në një muze kryesor, një galeri dhe një atraksion turistik të trashëgimisë kulturore.
Sipas përllogaritjeve, destinacioni më i lirë u evidentua me një çmim të favorshëm prej 164.80 paund (ose 232.62 dollarë) gjatë gjithë fundjavës, ndërsa i dyti, me një luhatje të vogël nga i pari, me 165.53 paund (233.65 dollarë.)
Më poshtë janë edhe 10 nga destinacionet më të lira të pushimeve në Europë, bazuar në koston totale të një udhëtimi 2 netë, së bashku me koston mesatare të disa artikujve bazë turistikë:
1.Krakow, Poloni
2.Villniu, Lituani
3.Riga, Letoni
4.Varshavë, Poloni
5.Budapest, Hungari
6.Moskë, Rusi
7.Pragë, Çeki
8.Athinë, Greqi
9.Lisbonë, Portugali
10.Lile, Francë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.