Rënia e Bitcoin dekurajon “gërmuesit” – Procesi i krijimit të kriptovalutës nuk do të jetë më fitimprurës

Bitcoin ka rënë në atë nivel ku nuk ka më përfitueshmëri për ta prodhuar. Sipas analistëve, rënia e madhe në vlerë e valutës ka bërë që kosto e prodhimit të një njësie të arrijë fitimin. Ky model i vlerësimit përfshin 3 faktorë; koston e pajisjes, energjinë elektrike dhe të mirëmbajtjes si ftohjen e kompjuterave. Duke parë të dhënat e Coindesk, kriptovaluta tregtohej në rreth 8,000 dollarë në fund të kësaj jave dhe më herët shënoi 7,676 dollarë që është niveli më i ulët që prej datës 8 Shkurt.
Bitcoin krijohet nëpërmjet një procesi të quajtur “mining” që harxhon ndjeshëm energji dhe që përdor fuqinë kompjuterike për të zgjidhur ekuacione komplekse matematikore, duke ndërtuar historikun e transaksioneve “blockchain”. Gërmuesit pastaj marrin Bitcoin, në formën e shpërblimit për përfundimin me sukses të ekuacionit. Nëse kosto e krijimit të Bitcoin tejkalon shpërblimin, gërmuesit humbasin incentivat e tyre. Sipas analistëve, në këto raste, prodhuesit e Bitcoin thjesht fikin kompjuterat e tyre deri sa çmimi të rritet pak.
Prodhimi i Bitcoin kërkon tashmë kompjutera të veçantë që kushtojnë me mijëra dollarë, që bëhen më pak efiçent me kalimin e kohës dhe që duhen përditësuar me kompjutera më të rinj e më të shtrenjtë. Sipas faqes në rrjet Bitmain, aparati antminer S9, që gërmon me 13 terra hash për sekondë, kushton 2,000 dollarë. Të ardhurat e gërmuesve janë përgjysmuar këtë muaj nga Dhjetori, prej rritjes së interesit në këtë proces, sipas Cryptocompare.
Tarifa mesatare e transaksionit, një tjetër burim i të ardhurave për gërmuesit, ka rënë gjithashtu poshtë 50 centëve nga 34 dollarë që ishte në Dhjetor. Në tregun kryesor të gërmimit të Bitcoin, që është Kina, gërmuesit kanë akses në energji elektrike të lirë të prodhuar nga hidrocentralet. Për të konkurruar me Kinën, duhet të kesh një kosto prej 4 cent për kilovatorë, ndërkohë që mesatarja në botë është 6 cent.
Gërmuesit kinezë kanë gjithashtu nxiten për të prodhuar Bitcoin pavarësisht kostos për shkak se i lejon që të dërgojnë paratë jashtë vendit dhe të shmangin kontrollet e kapitalit të qeverisë. Çmimi në të cilin gërmuesit do të nisin përfundimisht mbylljen e operacioneve është në 3,000-4,000 dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.