Rënia e euros, Angjeli: S’ka vend për panik
Referuar uljes së euros në tregun shqiptar dhe efekteve që ajo ka në ekonominë e vendit, Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave do të thërrasë në dëgjesë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrin e Financave.
Eksperti që njeh mirë politikat ekonomike, Anastas Angjeli në një intervistë për televizionin SCAN, u shpreh se nuk ka vend për panik. Sipas Angjelit fenomene të tilla monetare duhet të trajtohen me profesionalizëm dhe maturi.
Gjatë këtij procesi duhet që të merren në konsideratë institucionet monetare ndërkombëtare pasi mund të kemi edhe ndikim të faktorëve të jashtëm siç është euroskepticizmi apo sezoni i ri turistik.
Rënia e euros në tregun shqiptar po vijon prej disa muajsh, ndërkohë që po merren masa nga institucionet përkatëse për të minimizuar efektet në ekonominë e vendit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.