Rënia e lirës përshpejton inflacionin – Çmimet janë rritur me 17.9%
Inflacioni i çmimeve të konsumit në Turqi u rrit shumë më shpejt se muaji i kaluar, si pasojë e monedhës vendase në rënie që po nxit çmimet.
Norma vjetore e inflacionit në Gusht arriti në 17.9%, krahasuar me 15.9% të një muaji më parë. Kjo normë tejkalon edhe parashikimet.
Zhvlerësimi i valutës po krijon në këtë mënyrë një barrë për konsumatorët, të cilët po vuajnë inflacionin më të lartë të 15 viteve të fundit.
Shporta bazë ushqimore është shtrenjtuar me 19.75% nga viti në vit. Edhe më e lartë është shtrenjtimi i energjisë, ku përfshihet energjia elektrike dhe produktet e rafinuara të naftës, të cilat janë rritur me 21.34%.
Pas të dhënave të inflacionit, lira turke ra me 1.7% ndaj dollarit amerikan. Ndërkohë, Banka Qendrore pritet të rrisë në mbledhjen e javës së ardhshme kostot e huadhënies.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.