Rënie gurësh dhe intertesh në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë – ARRSH informon mbi situatën

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë ka pasur rënie të shumta gurësh dhe inertesh të cilat janë pastruar nga kontraktori dhe qarkullimi aktualisht po kryhet normalisht.
Sipas informacionit në Valbonë duke filluar nga km 18 po bien reshje bore, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.
ARRSH informon drejtuesit e mjeteve që duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.