“Reparti i Orëve” në Tiranë jepet me qira simbolike 1 euro. Këshilli i Ministrave miraton kontratën me afat 20 vjeçar

Këshilli i Ministrave ka miratuar dhënien me qira simbolike 1 euro të ish ndërmarrjes metalike “Tirana”, reparti i orëve. Referuar vendimit, kontrata nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “MTSC”, sh.p.k., si qiramarrës.
Prona ka një sipërfaqe të përgjithshme 4 mijë metra katrorë nga të cilat 1624 metra katrorë janë sipërfaqe ndërtimore. Kjo pronë është në përgjegjësi i administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë. Kontrata ka një afat 20 vjeçar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.