Replika në distancë për ekonominë, Ahmetaj: Kemi rritur punësimet dhe numrin e bizneseve të reja
Vijojnë replikat në distancë mes opozitës dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Deklaratat e bëra ditët e fundit nga opozita sa i përket ecurisë ekonomike të vendit, ministri Ahmetaj i ka cilësuar si të pavërteta duke publikuar në rrjetin social Facebook, shifra që tregojnë ecurinë e punësimit si dhe të bizneseve të reja të regjistruara në vend.
Ahmetaj shkruan se në periudhën qershor 2017 –qershor 2018 rezultojnë 38 mijë vende të reja punë në ekonomi. Sipas ministrit të ekonomisë dhe financave në 7-mujorin e parë të 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja.
Kjo shifër si diferencë mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruar. Më tej Ministri Ahmetaj i ka kujtuar opozitës së rritja ekonomike në vend është 4.5 herë më e lartë se ajo e vitit 2013.
Partia Demokratike me daljet e saj të shpeshta ditët e fundit ka denoncuar tre problematika madhore që po kalon vendi që lidhen me ekonominë, papunësinë dhe korrupsionin. Ndërkohë që sipas opozitës numri i bizneseve të mbyllura çdo ditë shkon në 45 të tillë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.