Reportazhi i “Die Welt” – Rama publikon artikullin për mrekullitë e bregdetit shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së dielës në faqen e tij në Facebook, një reportazh të revistës prestigjioze gjermane “Die Welt”, mbi mrekullitë e bregdetit shqiptar. Ai e cilëson Shqipërinë një nga brigjet e fundit të pazbuluar të Evropës Mesdhetare.
Reportazhi ofron një përshkrim të detajuar të rrugëtimit nga Vlorë në Sarandë. Nga Llogoraja shfaqet një pamje e mrekullueshme e detit Jon, dhe syri kap plazhe dhe gjinj, qyteza të vogla si dhe ishullin grek të Korfuzit në horizont, thekson artikulli.
Nga viti në vit, ka gjithnjë e më shumë turistë dhe në verë, kur gjysma e shqiptarëve dhe kosovarëve janë për pushime në Mesdhe dhe kur plazhi i Jalës mbushet plot, atëherë turistët grumbullohen në Himarë. Në kulmin e sezonit, agjencitë turistike zhvillojnë udhëtime nga njëra anë në tjetrën të Shqipërisë, në gjashtë, tetë, madje edhe dhjetë ditë dhe të paktën një prej këtyre ditëve të dërgon gjithnjë në Rivierë.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë përshkrim të bukur të revistës gjermane “Die Welt” mbi mrekullitë e vijës bregdetare të…
Posted by Edi Rama on Saturday, June 2, 2018
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.