“Republika” e Macron – Sondazhet: Partia e tij fiton mazhorancën dërrmuese

Presidenti i ri i Francës, paçka se i vetëm, nuk di të ndalet. Edhe pse partia e tij, Republika në lëvizje, ka më pas se një muaj që është krijuar, në sondazhet e fundit rezulton parti e parë. Madje, partia e Emmanuel Macron, sipas sondazheve më të rëndësishme në Francë, rezulton se do të dalë me një mazhorancë absolute nga zgjedhjet parlamentare të Qershorit.
Sondazhet thonë se, partia e Macron do të marrë mes 310 dhe 330 vendeve në dhomën e ulët të parlamentit që ka 535 vende, ndërkohë që i duhen vetëm 289 për mazhorancën e thjeshtë. Kjo do të thotë se, Macron pas një muaji do të ketë në dorë edhe legjislativin, çka do t`i lejojë atij që të çojë përpara axhendën ambicioze të reformave.
Pa mbështetjen e legjislativit, ky mision bëhet mjaft i vështirë. Sondazhet konfirmojnë edhe njëherë, pas zgjedhjeve presidenciale, kolapsin e socialistëve. Kandidati socialist mori vetëm 6% të votave në raundin e parë, ndërkohë që në sondazhet e fundit, Partia Socialiste projektohet të marrë jo më shumë se 30 vende në dhomën e ulët.
Republikanët nuk do të shkojnë mbi 160 vende. Emmanuel Macron planifikon të kalojë si reformën e parë, atë të punës, në shtator të këtij viti, e më pas të vazhdojë me atë të skemës së sigurimeve dhe me atë të pensioneve.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.