Reshje dëbore dhe shira të fortë – ARRSH njofton mbi gjendjen e akseve kombëtare (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar njoftimin mbi situatën e akseve kombëtare pas përkeqësimit të motit gjatë fundjavës.
Sipas njoftimit aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare.
Më konkretisht sipas ARRSH në Llogara gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të ulët, rruga është pastruar qarkullimi vazhdon normalisht ndërsa në aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë, ka pasur reshje bore pa shkaktuar probleme në qarkullim.
ARRSH bën me dije se kontraktorët janë në gatishmëri me mjete e punëtorë për çdo situatë të mundshme gjatë ditëve në vazhdim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.