Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin – ARRSH informon mbi situatën aktuale të rrugëve!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasoje e fillimit të reshjeve të dëborës në Boboshticë-Dardhë mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e këtij aksi.
ARRSH informon se qarkullimi aktualisht po kryhet pa probleme ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Gjithashtu ARRSH njofton se reshjet e shiut intensitet mesatar që kanë përshkuar vendin nuk kanë sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.