Reshje shiu dhe rënie temperaturash?! – SHMU informon mbi motin për ditën e Premte
Shërbimi Meteorologjik ushtarak njofton se dita e premte pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme ndërsa moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulë të karakterit lokal.
Sipas njoftimit era do të fryj nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek ndërsa temperaturat parashikohet të pësojnë rënie në të dyja vlerat.
Më konkretisht:
- zonat malore 16°C deri në 30°C
- zonat e ulëta 17°C deri në 34°C
- zonat bregdetare 20°C deri në 33°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.