Reshje shiu dhe shtrëngata në të gjithë territorin e vendit – Parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave: Dëborë në zonat malore!

Rikthehen reshjet e shiut në vend. Konkretisht sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave që sot pasdite priten reshje shiu, ku më të prekurat do të jenë qarku i Shkodrës dhe ai i Kukësit.
Ndërkohë nesër pritet që reshjet të përfshijnë gjithë territorin e vendit dhe do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.
Po kështu, sipas parashikimeve të Gjeoshkencave, në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës.
Temperaturat
Nesër (e shtunë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 8 °C / 15 °C
Në vendet e ulëta: 7 °C / 12 °C
Në vendet malore: 2 °C / 6 °C.
Era
Sot pasdite (e premte, dt.08) do të fryjë e lehtë dhe nesër (e shtunë, dt.09) do të arrijë deri mesatare në bregdet.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.