Reshje të dendura shiu dhe dëbore – ARRSH informon mbi gjendjen e akseve kryesore kombëtare
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar sot informacionin mbi gjendjen e akseve kombëtare sipas së cilit meqenëse gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë pushuar është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare ku më konkretisht:
Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.
ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.