Reshjet e shiut, Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon drejtuesit e automjeteve: Kini kujdes me këto 3 veprime!

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore .
“Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë” njofton ARRSH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.