Reshjet/ KESH informon: Vetëm nga Vau i Dejës ka shkarkime minimale! Prodhimi plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike

Koorporata Elektroenergjetike informon për situatën në kaskadën e lumit Drin. Referuar njoftimit të KESH, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
-Hec Fierzë 291.40 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )
-Hec Koman 170.14 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )
-Hec Vau i Dejës 73.17 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )
Prodhimi në të tre Hec-et është :
– Hec Fierzë, 7.233 MWh (ditor)
-Hec Koman, 13.733 MWh (ditor)
-Hec Vau i Dejës, 4.512 MWh (ditor)
Sipas KESH, prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1030 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
– Hec Fierzë – 353 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Koman – 687 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Vau i Dejës – 437 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
KESH njofton se do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.