“Reshjet më të mëdha të dëborës në këto 100 vjet” – Rusia përjeton dimrin më të ftohtë në 2018-ën

Muaji i dimrit në Rusi është mjaft i ashpër. Por ky dimër ka qenë ndër më të ashprit që rusët kanë parë ndonjëherë.
Zyrtarët e qytetit në Moskë kanë raportuar dëborë mbi 45 centimetra nga dita e shtunë deri në ditën e hënë, rreth 20 për qind më shumë se dëbora mesatare e qytetit për një muaj, njoftoi kompania irlandeze RTE.
Akumulimi masiv i dëborës është më i rëndi që qyteti ka parë në këto 100 vjet, dhe janë gjithashtu reshjet më të dendura të dëborës brenda një periudhe 24 orarëshe që nga viti 1957 sipas Accuëeather.
Kryebashkiaku Sergei Sobyanin tha për gazetarët në agjencinë e lajmeve “RIA Novosti” se bora e dëborës historike ka rrëzuar më shumë se 2,000 pemë, por “megjithatë nuk ka pasur asnjë kolaps apo katastrofë”, siç raportohet nga RTE.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.