Restaurohen urat e Kirit dhe Spatharit – ARRSH: Vijon puna edhe për riparimin e asaj të Bahcallkeut në Shkodër
Ka përfunduar mbrëmjen e së shtunës ndërhyrja për riparimin e fugave de vendosjen e parmakëve anësore në urat e Kirit dhe Spatharit në kuadër të ndërhyrjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e këtyre veprave të artit.
“Në urat e Kirit dhe Spatharit ka përfunduar mbrëmë puna për riparimin e fugave dhe vendosjen e parmakëve anësorë.✅ Duke qenë se gjatë ditës ka shumë trafik dhe është e pamundur të punohet, specialistët tanë kanë përmbyllur punën e tyre në darkë në mënyrë që mëngjesi të gjejë çdo gjë gati.”
Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po punohet intensivisht edhe në urën e Bahcallekut, në hyrje të Shkodrës, me parmakët metalikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.