Restorante dhe magazina ushqimore të palicencuara – AKU bllokon 4 subjekte dhe ndëshkon me rreth 7 milion lekë gjoba
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, ka njoftuar se gjatë kontrolli të kryer në qarkun e Tiranës dhe Fierit ka bllokuar aktivitetit e 4 subjekteve (restorante dhe magazina ushqimore).
Subjektet në fjalë ushtronin aktivitet të pa licencuar, kishin mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe ishin në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, bën me dije njoftimi.
Sipas AKU për shkeljet e konstatuara, u morën masat administrative si në vijim: 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,810,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.