Revista italiane: Ksamili mes destinacioneve më të mira për 2019
Do të ishte praktikë e mirë të vizitonim të paktën një herë në vit një vend të ri në botë.
Për këtë, Booking.com, zgjodhi 10 destinacionet me rritjen më të madhe – dhe me të paktën 10 mijë rezervime vitin e kaluar. Publikuar nga revista italiane Grazia.it, një nga dhjetë vendet destinacionet më të mira në botë për t’u vizituar është edhe Ksamili. Revista e ka përshkruar Ksamilin si një perlë të vogël fshehur në jug të Shqipërisë dhe një vend të përkryer për ata që duan detin.
Ja lista e 10 destinacioneve më të mira për 2019 sipas Grazia.it :
Wadi Rum, Jordani
Wadi Rum është vendi ideal për ata që kërkojnë një udhëtim larg çdo gjëje dhe të gjithëve.
Samarkand, Uzbekistan
Djepi i qytetërimit për qindra vjet, Samarkand është një nga vendbanimet më të begata përgjatë rrugës së mëndafshit dhe një vendet e banuara më të vjetra. Njihet për arkitekturën e veçantë që ka dhe monumentet të përfshira në listën e UNESCO-s, mbuluar plotësisht me mozaikë dhe zbukuruar me mbishkrime.
Bacalar, Meksikë
Bacalar shpesh krahasohet me Maldivet dhe është një nga mrekullitë më të mahnitshme natyrore të botës, në të cilën gjendet la Laguna dei Sette Colori. Uji i ëmbël dhe rëra e bardhë e bëjnë këtë liqen të përkryer, ndërsa shtëpitë e peshkatarëve që e rrethojnë atë janë të përsosur për të provuar specialitetet e peshkut.
Ouarzazate, Marok
I njohur si portë për Sahara, qyteti i Ouarzazate në Marok është e vendosur në jug të maleve të bukura Atlas dhe fshatin madhështor të fortifikuar të Ait Ben Haddou, Kasbah ku mund të shihni lindjet dhe perëndimet spektakolare të diellit.
Palomino, Kolumbi
Ky qytet bregdetar është i domosdoshëm për çdo udhëtim në Kolumbi. Të jep pamje drejt plazheve më fantastike në Karaibe.
Mestia, Gjeorgji
Ndodhur në pjesën veriperëndimore të Gjeorgjisë dhe 1500 metra mbi nivelin e detit Mestia rekomandohet kryesisht për malet, ecjen,alpinizmin, shëtitjet, ushqimet që ofron por edhe çmimet e arsyeshme.
Kigali, Ruanda
Vitet e fundit gjithnjë e më shumë udhëtarë kanë ndalur në këtë vend për të parë gorillat malore që jetojnë në Parkun Kombëtar të Vulkani ku mund të shihen kafshë të ndryshme si luanë, rinocerontë, elefantë, leopardë etj. Qyteti i Kigali është konsideruar si një nga qytetet më të sigurta dhe interesante të Afrikës dhe kryesisht rekomandohet për kulturën që ka dhe ushqimet e shijshme.
Leeuwarden, Holandë
Leeuwarden është një vend i mbushur me atmosferë tipike holandeze, ku mund të gjeni muze, dyqane dhe shumë restorante me ushqim vendas. Nominuar si Kryeqyteti i Kulturës në vitin 2018 në saj të gamës së gjerë të ekspozitave, shfaqjeve dhe ngjarjeve kulturore, është një qytet i përsosur për t’u eksploruar.
Ksamil, Shqipëri
Ky qytet në jug të Shqipërisë është një perlë e vogël e fshehur (por jo për një kohë të gjatë), e përkryer për ata që duan detin. Bregdeti shqiptar, karakterizohet nga një det i kristaltë, plazhe të qeta dhe restorante plot atmosferë pranë detit. Vendet që duhen vizuar patjetër janë burimi Syri i Kaltër dhe vendi lashtë i Butrintit, një çështje Trashëgimisë Botërore të UNESCO.
Nusa Penida, Indonezi
Shumë turistë vizitojnë ishujt Gili, Bali dhe destinacione të tjera të famshme në Indonezi. Për këtë arsye Ishulli i Nusa Penida është ende një destinacion relativisht i panjohur por në pritje për t’u zbuluar.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.