Revokohen 51 leje minerare – S’paraqitën program vjetor, gjoba 250 mijë lekë 22 subjekteve

Agjencia Kombëtare e Burimeve natyrore ka propozuar revokimin e lejeve të 51 subjekteve minerare, si dhe pezullimin e 16 subjekteve të tjera. Vendimi për këto masa është marrë më 31 korrik nga Këshilli Teknik i kësaj Agjencie. Të 51 subjektet e propozuar për revokim nuk kanë paguar Garancitë e Rehablitimit, ndërkohë që 16 subjektet e tjerë janë përgjegjës për shkelje më të lehta.
Për sa i përket sektorit metalor, janë 19 subjekte që janë propozuar për Revokim të Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimin për pagesën e garancisë së rehabilitimit dhe fillimin e punës.
18 subjekte janë propozuar për Pezullimin e Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimet e ligjit minerar për miratimin e projekt programit.
Ndërkohë që po në sektorin metalor është vendosur Masë Administrative për 22 subjekte se nuk kanë paraqitur fare projekt program vjetor. Masa e ushtruar 250,000 lekë të reja për subjekt.
Nga ana e saj, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur procesin e revokimit për rreth 20% të lejeve minerare që janë aktualisht aktive në gjithë territorin.
Institucioni ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me 145 lejet në proces revokimi nga 696 licenca që numërohen në total. Të gjitha kompanitë që zotërojnë licencat, janë njoftuar përmes një shkrese zyrtare të Ministrisë për nisjen e procedurave të revokimit të lejeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.