Rezart Prifti: ”Situata politike ka bllokuar ekonominë dhe biznesin!”
I ftuar në emisionin ‘’Argument’’ nga Enio Civici, ishte dhe pedagogu Rezart Prifti, për të diskutuar një nga temat më të ndjeshme për popullin shqiptar, si ajo rreth punës dhe pagave, si dhe rolin që kanë ato në mirëqenien e qytetarëve. Sipas pedagogut Prifti ka një rritje fiktive të pagave, dhe situata vazhdon të mbetet e njejtë.
‘’Paqëndrueshmëria para dhe pas zgjedhjeve sjell destabilitet dhe të huajt nuk investojnë më. Situata politike sjell bllokim të situatës ekonomike dhe të biznesit njëkohësisht. Shqiptarët janë ‘’injorantë financiarë’’, pasi ata shpenzojnë shumë kohë në kafe. Ne nuk jemi një shoqëri që kursen, ndaj ne duhet të fokusohemi në ato politika që ndihmojnë në krijimin e kursimeve për popullin. Duhet të ndërtojmë një shtet më të qetë, dhe një arsim më cilësor, pasi arsimimi i dobët sjell problemet më të mëdha.’’ – thekson ai.
Shqipëria është në vend të parë për bar-kafe, ndërsa e dyta renditet Spanja, dhe koha që shpenzohet në këto bar-kafe është relativisht e lartë në krahasim me vendet e tjera. Kjo tregon keqmenaxhimin që populli shqiptar i bën ekonomisë.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.