Rezervat e hotelerisë për fiskalizimin – Topuzi: Afati dhe kostot, sektori i papërgatitur
Për industrinë e hotelerisë, projekti i fiskalizimit do të ketë efekt në reduktimin e informalitetit në atë pjesë që lidhet me apartamentet, bujtinat apo dhomat që aktualisht janë larg syve të administratës tatimore.
Kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi, në këtë këndvështrim e sheh si iniciativë pozitive dhe të domosdoshme. Por, gjithashtu ka rezerva sa i përket kohës së aplikimit, dhe sugjeron shtyrje me faza deri në 4 vjet.
Industria e hotelerisë ka edhe kërkesa specifike sa i përket këtij sektori, ndërsa vë theksin tek mbulimi i kostove shtesë nga ana e qeverisë.
Një ditë më parë, zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi zhvilloi një takim konsultativ me bizneset që operojnë në disa sektorë lidhur me projektin e fiskalizimit, i cili ka si qëllim deklarimin në kohë reale të veprimeve që kryen një biznes brenda 24 orëve.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.