Rezultat zhgënjyes i CureVac / Vetëm 48% efektive në provat e fundit. Norma rritet nën 60-vjeç
CureVac deklaroi se vaksina e Covid-19 ishte vetëm 48% efektive në analizën e fundit të provave më masë, shumë pak sipër 47% që raportoi në të dhënat paraprake 2 javë më parë. Firma gjermane e bioteknologjisë theksoi se efektshmëria, e matur nga parandalimi i rasteve simptomatike të sëmundjes, ishte pak më mirë në 53%, kur përjashtonte pjesëmarrës sipër moshës 60 vjeç, një grup që është shumë më i kërcënuar. CureVac theksoi më 16 Qershor se vaksina, e njohur si CVnCoV, ishte vetëm 47% efektive në provat fillestare dhe se variantet e reja kanë qenë një pengesë. Kjo fshiu miliarda euro nga vlera në treg e kompanisë. Lajmërimi i fundit, solli rënien me 10.2% të aksioneve amerikane të kompanisë, në 66 dollarë.
Provat përfundimtare të BioNtech/Pfizer dhe Moderna, që ashtu si CureVac përdorin teknologjinë e lajëmtarit të ARN, kishin norma të efektshmërisë sipër 90% tek të gjithë grupmoshat, por ndahen kur versioni origjinal i koronavirusit ishte mbizotërues. Megjithatë, provat e reja kanë treguar mbrotjtje vetëm pak të reduktuar kundër varianteve. Studimi i CureVac, që përfshiu 40,000 të rritur vullnetarë në Europë dhe Amerikën Latine, tregoi se efektshmëria ishte 77% poshtë 60 –vjeçarëve kur merrej në konsideratë vetëm sëmundja e ashpër dhe e mesme.
CureVac theksoi se ka dërguar të dhënat tek Agjencia Europiane e Barnave. “Në analizën përfundimtare, CVnCov, vërtetoi një vlerë të fortë në mbrojtjen e plotë të pjesëmarrësve nga mosha 18-60 vjeç nga shtrimi në spital dhe vdekja, si dhe një normë prej 77% në mbrojtjen nga sëmundja e mesme dhe e ashpër”- tha ekzekutivi, Franz-Werner Haas.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.