Rezultatet e Shkodrës/ PSD del forcë e tretë. PD merr 43.96 %, PS 28.27 %. Lëvizja për Ndryshim nuk ndryshon rezultatin
Në Shkodër deri tani janë numëruar 407 qendra votimi nga 411 që janë në total. Referuar të dhënave të KQZ-së, rezulton se PD ka marrë 46 mijë e 700 vota ose 43.96 %, PS ka marrë 30 mijë e 31 vota (28.27 %) , LSI ka marrë 9 mijë e 702 vota (9.13 %) dhe PSD ka marrë 16 mijë e 64 vota (15.12 %).
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.