Rezultatet e UBS dhe Credit Suisse – Bankat thyejnë projeksionet, mbizotëron manaxhimi i pasurisë
Banka zvicerane UBS raportoi një rritje të fitimit neto për tremujori e dytë, nxitur nga të ardhurat më të mëdha në njësinë e manaxhimit të pasurisë.
Manaxhuesi më i madh në botë i pasurisë raportoi një fitim neto prej 1.21 miliardë dollarë (1.174 franga) në tremujorin e dytë, në rritje me 14% nga e njëjta periudhë një vit më parë.
“Përmirësimi i humorit të investitorëve është përkthyer në rritje të aktivitetit të manaxhimit të pasurisë”, deklaron banka.
Fitimi operativ, përpara taksave, në njësinë e manaxhimit të pasurisë u rrit me 12%, ndërsa biznesi i brokerimit në SHBA pati rritje me 26%.
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (CET1) ra në 13.5% nga 14.1% në fund të tremujorit të parë. Raporti i levës financiare u rrit në 3.7%m sipër kërkesës së rregullatorëve zviceranë prej 3.5%.
Rivali tjetër zviceran, Credit Suisse ka raportuar gjithashtu rezultatin këtë javë. Banka e dytë më e madhe në Zvicër ka rritur fitimin neto me 78% në tremujorin e dytë, duke vazhduar me planin e ekzekutivit Tidjne Thiam, për t’u fokusuar më shumë në manaxhimin e pasurisë e më pak në bankingun e investimeve.
Pas një humbjeje me 2.8 miliardë dollarë për 2016-ë, Credit Suisse publikoi tremujorin e dytë radhazi në fitim, me të ardhurat neto për periudhën Prill-Qershor në 312 milionë dollarë.
Bizneset e manaxhimit të pasurisë kanë tërhequr një fluks neto të parasë prej 22.8 miliardë franga në gjysmën e parë 2017.
Duke qenë se ka injektuar nga aksionerët 4 miliardë franga këtë vit, raporti i kapitalit bazë kundër aktiveve të ponderuara me risk i Credit Suisse u rrit në 13.3% nga 11.7% që ishte në fund të tremujorit të parë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.