Ri-shpiket rrota? Kompania Goodyear hedh në treg konceptin e ‘gomës inteligjente’
Goodyear ka zbuluar për tregun një koncept për një gomë makine vetë-rigjeneruese, me karakteristika të inteligjencës artificiale që lejojnë që goma të ndryshojë sipas mjedisit dhe klimës.
Goodyear pretendon të jetë një nga kompanitë më të mëdha të gomave në botë, dhe goma e saj reCharge Concept u krijua për të kapur pritshmëritë me tregun e makinave që po zhvillon gjithnjë e më shumë makina inteligjente dhe të shëndetshme për mjedisin.
Koncepti i ri gomës u krijua me tre karakteristika në mendje: personalizim, qëndrueshmëri dhe përdorim pa telashe, sipas krijuesit të saj. Goma është krijuar gjithashtu për të rritur mundësit e personalizimit sipas dëshirës apo nevojës: gomat mund të ndryshojnë formë në varësi të terrenit, klimës dhe nevojave të shoferit me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Këto janë disa foto nga koncepti më i ri i kompanisë Goodyear:
D/B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.