Rialokohen fondet buxhetore/ I hiqen 146 milionë lekë transportit rrugor, shkojnë për “Polin e Drejtësisë”
Qeveria rishpërndarë fondet për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke i pakësuar 146 milionë lekë programit të transportit rrugor në shpenzime kapitale.
Vendimi përcakton gjithashtu se Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në programin buxhetor “E-Qeverisja” i shtohet fondi prej 146 000 000 (njëqind e dyzet e gjashtë milionë) lekësh në shpenzime kapitale, për projektin “Për programin e integruar të zhvillimit “Poli i Drejtësisë”. Ky program në total ka vlerën 313 000 000 (treqind e trembëdhjetë milionë) lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.