Rifillojnë bisedimet SHBA-Kinë – Palët, drejt shmangies së luftës tregtare 7-mujore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë filluar të nënvizojnë angazhimet e tyre në parim, për çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve tregtare, duke shënuar progres të konsiderueshëm drejt shmangies së luftës tregtare.
Sipas burimeve të afërta me negociatat që po zhvillohet në Uashington, palët kanë shprehur vendosmërinë për ti dhënë fund luftës tregtare 7-mujore. Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë vendosur tarifa prej qindra miliarda dollarë ndaj produkteve reciproke, duke ngadalësuar rritjen ekonomike globale dhe kanë çrregulluar zinxhirin e qarkullimit të mallrave në botë.
Ndërkohë që zyrtarët e dy vendeve zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë të enjten dhe të premten në Uashington, ata janë ende shumë larg kërkesave të bëra nga presidenti Donald Trump, për ndryshime strukturore në ekonominë e Kinës.
Data 1 mars shënon fundin e armëpushimit 90-ditor të rënë dakord mes Donald Trump dhe Xi Jinping vitin e kaluar në Argjentinë. Referuar dy burimeve të afërta me bisedimet, negociatorët po hartojnë gjashtë memorandume mirëkuptimi për çështjet strukturore si: transferimi i detyruar i teknologjisë dhe vjedhja kibernetike, të drejtat e pronës intelektuale, shërbimet, monedhat, bujqësia dhe barrierat jo tarifore në tregti.
Ndërkohë, disa burimeve të qeverisë kineze deklaruan për Reuters se, dy vendet kanë arritur në thelb një konsensus mbi zbutjen e pabarazisë në tregti, por kishte ende disa dallime.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.