Rifillon rënia e çmimeve – SHBA nxisin trajektoren, OPEC e paaftë

Trajektorja e çmimeve të naftës hyri sërish në një trend rënës gjatë sesionit të së mërkurës, duke marrë shtysë nga të dhënat e publikuara të martën që tregonin një rritje të rezervave dhe prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.98 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49/43 dollarëve për fuçi.
Nga ana tjetër, investitorët po shfaqin mosbesim në tregje ndaj angazhimit të OPEC dhe disa prodhuesve të tjerë jashtë organizatës për të balancuar tregun nëpërmjet strategjisë së shkurtimit të prodhimit. Jo vetëm që tregu nuk është balancuar, por prodhimi po rritet me ritme rekord.
Çmimet e naftës kanë rënë me vetëm 5 dollarë për fuçi që prej ditës kur filluan dhe shkurtimet e prodhimit, e që do të vazhdojnë deri në qershor të këtij viti, në rast se nuk do ët shtyhen në kohë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.